Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari në Prizren

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren ka lëshuar kërkesë publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe arrestimin e Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, nga fshati Maqitev, Suharekë. Ai dyshohet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë: Kultivimin e bimëve narkotike (neni 272 KPK), Posedim e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve…

Lajme

07/10/2025 16:01

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren ka lëshuar kërkesë publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe arrestimin e Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, nga fshati Maqitev, Suharekë.

Ai dyshohet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë:
  • Kultivimin e bimëve narkotike (neni 272 KPK),
  • Posedim e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve (neni 267 KPK),
  • Posedim të paautorizuar të armëve (neni 366 KPK).