​Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt. Gjatë takimit, drejtori Hoxha i informoi mysafiret për strukturën organizative të Policisë së Kosovës, sukseset e arritura në luftimin…

Lajme

07/10/2025 15:29

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.

Gjatë takimit, drejtori Hoxha i informoi mysafiret për strukturën organizative të Policisë së Kosovës, sukseset e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat është përballur Policia gjatë viteve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, në fokus të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi ndërkombëtar policor, ku u theksua nevoja për konkretizimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet dy policive, që do të mbulojë fusha të rëndësishme si luftimi i krimit të organizuar, kontrabanda, trafikimi me qenie njerëzore, migrimi i paligjshëm dhe krimet kibernetike.

Takimi u përmbyll me zotimin e ndërsjellë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të sigurisë dhe luftimit të formave të ndryshme të kriminalitetit që prekin të dy vendet.