Hamiti: Do të duhet punë e kohë për t’i sanuar dëmet e këtij pushteti në ikje
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka treguar për dëmet që pushteti aktual ia ka shkaktuar Kosovës. Duke përmendur sanksionet e BE-së dhe të ShBA-së, Hamiti ka vlerësuar se do të duhet punë e kohë për t’i sanuar dëmet e pushtetit në ikje. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se qytetarët…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka treguar për dëmet që pushteti aktual ia ka shkaktuar Kosovës.
Duke përmendur sanksionet e BE-së dhe të ShBA-së, Hamiti ka vlerësuar se do të duhet punë e kohë për t’i sanuar dëmet e pushtetit në ikje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se qytetarët duhet të marrin mësime prej pësimeve.
“Në kohën e këtij pushteti, të udhëheqësve akualë të shtetit, Kosova është ndëshkuar me sanksione prej BE-së, për herë të parë në historinë e vendit tonë, për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes. SHBA-të, aleati ynë më i fuqishëm, e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën për fajin e politikave të Albin Kurtit. Do të duhet punë e kohë për t’i sanuar dëmet e këtij pushteti në ikje, që e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re pothuaj gjatë gjithë këtij viti. Kosova po përjeton krizë të rëndë sociale, ekonomike, politike. Ka korrupsion masiv qeveritar. Shteti rrezikon të pësojë kolaps financiar mbas disa muajsh, në fillim të vitit të ardhshëm, nëse në ndërkohë nuk konstituohet Kuvendit dhe nuk miratohet buxheti për vitin 2026”, ka shkruar ai, duke vazhduar kritiken.