Kryeziu: Kryetarët e komunave duhet të jenë më shumë se menaxherë – janë përfaqësues politikë me vizion dhe përgjegjësi

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se kandidatët për kryetar të komunave duhet të jenë më shumë se menaxher. Ai ka bërë me dije se kandidatët janë në garë politike dhe duhet të jenë përfaqësues të vizionit, orientimit dhe përgjegjësisë politike ndaj qytetarëve Në profilin e tij në Facebook”, Kryeziu ka shkruar se po…

Lajme

07/10/2025 10:36

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se kandidatët për kryetar të komunave duhet të jenë më shumë se menaxher.

Ai ka bërë me dije se kandidatët janë në garë politike dhe duhet të jenë përfaqësues të vizionit, orientimit dhe përgjegjësisë politike ndaj qytetarëve

Në profilin e tij në Facebook”, Kryeziu ka shkruar se po të ishte pozita e kryetarit vetëm cështje menaxhini, atëherë ata do të zgjidheni me konkurs publik.

“Kandidatët për kryetar komune, megjithëse duhet të kenë aftësi menaxheriale, nuk janë dhe nuk do duhej të trajtohen as nga vetë ata, as nga ne si kandidatë për drejtorë administrativë. Kandidatët për Kryetar të komunës, mbi të gjitha, janë në garë politike dhe duhet të jenë përfaqësues të vizionit, orientimit dhe përgjegjësisë politike ndaj qytetarëve. Sepse po të ishte pozita e kryetarit thjesht çështje menaxhimi e administrative, zgjedhjen do ta bënim përmes një konkursi publik, jo përmes një gare politike”, ka shkruar ai.