S’ka luajtuar asnjë minutë te Real Madrdi, Endrick mendon kalimin në Serie-n A
Raportohet se Milani është interesuar të bëjë një lëvizje befasuese për yllin e Real Madridit, Endrick, pasi braziliani ende nuk ka bërë asnjë paraqitje në La Liga këtë sezon. 19-vjeçari u bë një nga talentët më të kërkuar në futboll pasi shpërtheu me Palmeiras, duke kontribuar në 24 gola në 82 ndeshje (21 gola +…

Sport
Raportohet se Milani është interesuar të bëjë një lëvizje befasuese për yllin e Real Madridit, Endrick, pasi braziliani ende nuk ka bërë asnjë paraqitje në La Liga këtë sezon.
19-vjeçari u bë një nga talentët më të kërkuar në futboll pasi shpërtheu me Palmeiras, duke kontribuar në 24 gola në 82 ndeshje (21 gola + 3 asistime).
Potenciali i tij i madh tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve në mbarë botën, dhe Real Madridi arriti ta bindte brazilianin për një të ardhme në Spanjë, duke e nënshkruar për 47.5 milionë euro.
Marrëveshja mes “Los Blancos”-it dhe brazilianit u arrit në dhjetor të vitit 2022, ndërsa u ra dakord që Endrick t’i bashkohej Realit në qershor të vitit 2024, pasi të mbushte 18 vjeç.
Që nga nënshkrimi me Real Madridin, adoleshenti ka bërë 37 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola, duke u bërë lojtari më i ri i huaj, që ka shënuar një gol në La Liga për klubin, në moshën 18 vjeç e 35 ditë.
Megjithatë, e ardhmja e tij me klubin ka marrë një kthesë të papritur që nga ardhja e Xabi Alonsos në drejtim të “mbretërve”, pasi braziliani nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon. Me gjasat për të qenë titullar që po zvogëlohen, raportohet se Endrick po e konsideron një huazim gjatë afatit të janarit, duke tërhequr interesin e disa klubeve në mbarë Evropën.
Milani e ka nisur mirë sezonin në Serie-n A, pasi skuadra e Massimiliano Allegrit aktualisht renditet në vendin e tretë dhe është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Sidoqoftë, ta sillnin Endrickun në janar me një transferim të përhershëm do të ishte e vështirë, por raportimet e para zbulojnë se braziliani mund të jetë i disponueshëm për huazim.