E frikshme- Numër i madh i qenve endacakë në rrugët e Prishtinës, në afërsi të shkollës “Pavarësia”

Shqetësuese vazhdon të jetë gjendja me qentë endacakë në Kosovë, posaçërisht në Prishtinë. Kryeqyteti prej vitesh është i mbushur me qenë endacakë, që në të shumtën e rasteve shfaqin rrezik për qytetarët. Ngjashëm situata është edhe sot, ku qentë endacakë shihen në numër të madh. Të shumta janë rastet kur qytetarët janë sulmuar pikërisht nga…

Lajme

07/10/2025 08:21

Shqetësuese vazhdon të jetë gjendja me qentë endacakë në Kosovë, posaçërisht në Prishtinë.

Kryeqyteti prej vitesh është i mbushur me qenë endacakë, që në të shumtën e rasteve shfaqin rrezik për qytetarët.

Ngjashëm situata është edhe sot, ku qentë endacakë shihen në numër të madh.

Të shumta janë rastet kur qytetarët janë sulmuar pikërisht nga këta qenë, e të cilët është dashur të marrin trajtim mjekësor.

Pamjet e sotëm janë nga rruga “Xhafer Shala” në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Pavarësia”./Lajmi.net/