Gjini: Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë një mesazh për të gjithë, derisa fushata elektorale nga partitë politike po vazhdon. “Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël. Deri tash, Gjakova është shembull, ta…

Lajme

06/10/2025 13:47

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë një mesazh për të gjithë, derisa fushata elektorale nga partitë politike po vazhdon.

“Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël. Deri tash, Gjakova është shembull, ta ruajmë kështu!”, ka shkruar Gjini.

Statusi i plotë:

Të dashur miq,
Kam një mesazh për të gjithë, si për mbështetësit e mi ashtu edhe për oponentët.
Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël.
Deri tash, Gjakova është shembull, ta ruajmë kështu!.