Kosova me pesë mungesa ndaj Sllovenisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë pa pesë lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Sllovenisë. Lajmin e bëri të ditur në konferencë për media menaxheri i kombëtares Bajram Shala i cili theksoi se për shkak të lëndimeve mungojmë Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Baton Zabërgja…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë pa pesë lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Sllovenisë.
Lajmin e bëri të ditur në konferencë për media menaxheri i kombëtares Bajram Shala i cili theksoi se për shkak të lëndimeve mungojmë Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Baton Zabërgja dhe Vesel Dermaku.
Përkundër këtyre mungesave, trajneri Franco Foda u shpreh optimist se ndaj Sllovenisë mund të arrihet në rezultat pozitiv, sidomos duke ditur faktin se ndeshja zhvillohet në Prishtinë ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë, shkruan KP.
Ai tha se nga lojtarët do të kërkojë të japin më të mirën pasi kjo ndeshje edhe mund të përcaktojë një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të Dardanëve në këto kualifikime.