Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë, në të cilën ka gjetur mallra komerciale që po transportoheshin pa dokumentacion përkatës. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit. “Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i…

Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë, në të cilën ka gjetur mallra komerciale që po transportoheshin pa dokumentacion përkatës. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale [kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku] të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Policia tha se në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.