Mjeku ligjor jep dëshminë: Pjesë metalike të predhës u gjetën në kokën e Liridona Ademajt, distanca e qitjes ishte nga 2-5 cm

Mjeku ligjor, Naim Uka, që ekzaminoi trupin e të ndjerës, Liridona Ademaj, po jep dëshminë e tij sot në seancën e cila nisi me 40 minuta vonesë për shkak të kompletimit të trupës gjykuese. Uka tha para të pranishmëve, se pjesë metalike të predhës, viktimës i është gjetur në anën e majtë murore të kokë.…

Lajme

06/10/2025 10:18

Mjeku ligjor, Naim Uka, që ekzaminoi trupin e të ndjerës, Liridona Ademaj, po jep dëshminë e tij sot në seancën e cila nisi me 40 minuta vonesë për shkak të kompletimit të trupës gjykuese.

Uka tha para të pranishmëve, se pjesë metalike të predhës, viktimës i është gjetur në anën e majtë murore të kokë.

”Gjatë procedurës së mjekësisë, mjekoligjore është konstatuar vrima hyrëse në rajonin e djathtë muror të kokës, e shkaktuar nga veprimi dinamik i predhës së hedhur nga arma e zjarrit, e cila kishte drejtim nga djathtas majtas, nga përpara pjerrtas dhe pas, dhe nga poshtë pjerrtas lart. Është e rëndësishme të ceket se pjesë metalike të kësaj predhe është gjetur në anën e majtë murore të kokës, e cila është dorëzuar si provë sipas zinxhirit të ruajtjes së provave të policisë hetuese. Si rezultat i kësaj plage ka ardhur edhe gjakderdhja e brendshme dhe jashtme trurore, e cila është shkaku i vdekjes” ka thënë Uka para trupit gjykues.

Tutje ai tha se Liridona Ademaj, u vra në afërsi prej 2 deri në 5 centimetër nga dorasi.

”Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse, kemi konstatuar rreth vrimës hyrëse praninë e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar djegien e lëkurës me praninë e grimcave të barutit. Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet nga 2-5 cm”, ka shtuar Uka.