Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Shemë Mustafa: Do të mbetet shembull frymëzues për brezat që do t’i bashkohen Policisë së Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Shemë Mustafa ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Shemë Mustafa, pjesëtarë i Policisë Kufitare. Ai ka thënë se Mustafa dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë gjatë kryerjes së detyrës, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. “Shërbimi i tij me…

Lajme

06/10/2025 10:14

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Shemë Mustafa ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Shemë Mustafa, pjesëtarë i Policisë Kufitare.

Ai ka thënë se Mustafa dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë gjatë kryerjes së detyrës, thellë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Shërbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për brezat që do t’i bashkohen asaj. Pavarësisht vështirësive shëndetësore, ai gjithmonë ishte në detyrë, përkrah kolegëve të tij, duke dëshmuar ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe dashurinë për atdheun. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Mustafa, për kolegët me të cilët ai shërbeu me nder e përkushtim, si dhe për mbarë Policinë e Kosovës. I lehtë i qoftë dheu i Republikës sonë!”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: