Rahoveci 029 e nis me fitore ndaj Borës
Rahoveci 029 në javën e parë të ProCredit Superligës, shënoi fitore ndaj Borës në kryeqytet me rezultat 84:95 (20:28, 15:26, 22:20, 27:21). Pesë minutat e para të ndeshjes ishin të baraspeshuar, por më pas ‘Vreshtarët’ kishin deri në dhjetë pikë epërsi 18:28, derisa çereku i parë përfundoi 20:28. Mysafirët ishin më të mirë edhe në…

Sport
Rahoveci 029 në javën e parë të ProCredit Superligës, shënoi fitore ndaj Borës në kryeqytet me rezultat 84:95 (20:28, 15:26, 22:20, 27:21).
Pesë minutat e para të ndeshjes ishin të baraspeshuar, por më pas ‘Vreshtarët’ kishin deri në dhjetë pikë epërsi 18:28, derisa çereku i parë përfundoi 20:28.
Mysafirët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, madje, më bindës, 15:26, për të shkuar në pushim me rezultat të lartë 35:54.
Pjesë e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, mysafirët ruajtën epërsinë dhe fituan 84:95.
Adem Mekiq kishte 13 pikë e 17 kërcime për Borën, kurse te Rahoveci 029 u dalluan Kentrell Pullian me 24 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Philhert Weeks dhe Isiah Umipig shtuan nga 23 pikë.