Digjet një autobus në Duhel të Suharekës – Nuk ka të lënduar
Një autobus është kapluar nga zjarri sot rreth orës 16:16, në fshatin Duhel të Suharekës. Nga Policia e Kosovës në Prizren kanë thënë se autobusi ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa zjarri është arritur të lokalizohet dhe shuhet me sukses. “Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhel…

Lajme
Një autobus është kapluar nga zjarri sot rreth orës 16:16, në fshatin Duhel të Suharekës.
Nga Policia e Kosovës në Prizren kanë thënë se autobusi ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa zjarri është arritur të lokalizohet dhe shuhet me sukses.
“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhel të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, kanë thënë nga Policia rajonale e Prizrenit. /Lajmi.net/