Arsenal mposht West Hamin dhe ngjitet në krye të Premier League
Arsenal ka arkëtuar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së shtatë të Premier League, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj West Hamit. Ndeshja u zhvillua nën dominimin e “Topçinjve”, të cilët kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e ish-mesfushorit të West Hamit, Declan Rice, transmeton lajmi.net. Në pjesën e dytë,…

Sport
Arsenal ka arkëtuar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së shtatë të Premier League, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj West Hamit.
Ndeshja u zhvillua nën dominimin e “Topçinjve”, të cilët kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e ish-mesfushorit të West Hamit, Declan Rice, transmeton lajmi.net.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta vazhdoi me lojë më të vendosur dhe arriti të dyfishojë epërsinë përmes Bukayo Saka, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e parë në tabelën e klasifikimit të Premier League./lajmi.net/