IKD publikon listën e kandidatëve për kryetarë të komunave me më shumë shpenzime në kampanjat e rrjeteve sociale
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave me më shumë shpenzime në kampanjat e rrjeteve sociale. Sipas IKD, listën e kryeson kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili i cili sipas raportit deri tani ka shpenzuar 6318 euro në kampanjat e rrjeteve sociale. Pas Ismailit i dyti…

Lajme
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave me më shumë shpenzime në kampanjat e rrjeteve sociale.
Sipas IKD, listën e kryeson kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili i cili sipas raportit deri tani ka shpenzuar 6318 euro në kampanjat e rrjeteve sociale.
Pas Ismailit i dyti në listë renditet, Alban Hyseni kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit me 2264 euro të shpenzuara, kurse e treta është Besa Shahini kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës me gjithsej 1828 euro të shpenzuara.
Kryetari aktual i Prishtinës, njëherit kandidati i LDK-së për kryeqytet, Përparim Rama ka shpenzuar 1593 euro në rrjete sociale. Kurse 5-shen e parë e përmbyll Zafir Berisha nga BDP me 808 euro të shpenzuara.
Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor.
Ja lista e plotë: