Kajtazi: Mimoza Kusari në Prokurori ka thënë se biseda me Radoiçiqin është e vërtetë
Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar rastin e hedhjes poshtë të kallëzimit penal të Mimoza Kusari-Lilës kundër tij për publikimin e bisedës telefonike të kryetares së Alternativës me Millan Radoiçiqin. Në një aktvendim të nxjerrë javën e kaluar, Prokuroria Speciale ka konstatuar se nuk ka gjetur elemente të veprës penale në rastin e publikimit të audio-incizimit…

Lajme
Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar rastin e hedhjes poshtë të kallëzimit penal të Mimoza Kusari-Lilës kundër tij për publikimin e bisedës telefonike të kryetares së Alternativës me Millan Radoiçiqin.
Në një aktvendim të nxjerrë javën e kaluar, Prokuroria Speciale ka konstatuar se nuk ka gjetur elemente të veprës penale në rastin e publikimit të audio-incizimit të publikuar nga Paparaci.
Kusari-Lila, në tetor të vitit të kaluar parashtroi kallëzim penal për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndaj gazetarit Kajtazi.
Rreth kësaj çështjeje, Kajtazi në Rubikon theksoi se sot e ka pranuar edhe njoftimin për rastin nga ana e prokurorisë.