​Kosova e Turqia vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, me të cilin ka biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e trajnimeve, edukimit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Jashari me këtë rast falënderoi Bayraktaroğlu për mbështetjen e…

Lajme

03/10/2025 16:01

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, me të cilin ka biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e trajnimeve, edukimit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Jashari me këtë rast falënderoi Bayraktaroğlu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ndërsa, shefi i Mbrojtjes së Turqisë ri-konfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lart zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.

Të dy gjeneralët u pajtuan për vazhdimin e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, thuhet në njoftimin e FSK-së.