ShSKUK javën e ardhshme nis shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se javën e ardhshme do të nisë shpërndarja e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pas kompletimit të aplikacioneve dhe vlerësimit nga komisionet përkatëse. Sipas planit të veprimit të hartuar nga ShSKUK, shpërndarja do të bëhet sipas renditjes së aplikimeve, ndërsa pajisjet do të…

Lajme

03/10/2025 14:28

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se javën e ardhshme do të nisë shpërndarja e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pas kompletimit të aplikacioneve dhe vlerësimit nga komisionet përkatëse.

Sipas planit të veprimit të hartuar nga ShSKUK, shpërndarja do të bëhet sipas renditjes së aplikimeve, ndërsa pajisjet do të montohen nga profesionistë të fushës përkatëse. Një pjesë e tyre do të instalohen edhe drejtpërdrejt në shtëpitë e përfituesve, me qëllim të garantimit të përdorimit efikas dhe të sigurt, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë aplikuesit që kanë kaluar vlerësimin e komisionit do të pajisen me pajisjet ndihmëse dhe nuk ka nevojë për shqetësime rreth këtij procesi,” thuhet në njoftimin zyrtar të ShSKUK.

Ndërkohë, personat që nuk kanë aplikuar ende, por që kanë nevojë për këto pajisje, mund të paraqesin aplikimin e tyre në zyret e komisionit në ndërtesën e ambulancave specialistike në QKUK, kati i dytë.

Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve me nevoja të veçanta duke ofruar ndihmë konkrete dhe të personalizuar për lëvizshmëri dhe mirëqenie./lajmi.net/