Shala: Lirimi i katërshes së UÇK-së, luks për Gjykatën Speciale

Gjykimi i luftëtarëve të lirisë në Hagë, po cilësohet si i padrejtë. Historiani Azdren Shala, thotë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po inkriminohen për çështje që s’i kanë bërë. “Besoj se është një parapërgatitje për opinionin në Kosovë për t’i dënuar djemtë tanë edhe me një akuzë shtesë, krahas asaj si ndërmarrje kriminale.…

Lajme

03/10/2025 14:23

Gjykimi i luftëtarëve të lirisë në Hagë, po cilësohet si i padrejtë.

Historiani Azdren Shala, thotë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po inkriminohen për çështje që s’i kanë bërë.

“Besoj se është një parapërgatitje për opinionin në Kosovë për t’i dënuar djemtë tanë edhe me një akuzë shtesë, krahas asaj si ndërmarrje kriminale. Pra kjo dëshmon një send, që Gjykata Speciale për katërshen e madhe që e kemi në Hagë, në asnjë variant nuk po arrinë me gjet prova për me i fajsu, rrjedhimisht pa dënim nuk bën me dalë, pra gjithqysh në burg, dhe pastaj inkriminohen për çështje te tjera që i ka përmend kjo Gjykatë”, u shpreh Shala në “Kosova Today”.

Sipas Shalës, liria e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Gjykatën Speciale është luks.

Elena Uka, nga ana tjetër thotë se ish-luftëtarët e UÇK-së mund t’i mbajnë me vite në gjykim, megjithëse shtoi se nëse lirohen, sipas saj, do të ishte lajmi më i gëzueshëm për historinë e Kosovës.