Barduani ia dorëzon postin e Komandantit të KFOR-it Ulutashit: Rruga drejt paqes s’është ushtarake por politike

Në kampin “Film City” në Prishtinë, është mbajtur sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenerali i ushtrisë italiane,  Enrico Barduani i dorëzoi këtë post gjeneralmajor Ozkan Ulutashit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha. Në fjalën e…

Lajme

03/10/2025 12:10

Në kampin “Film City” në Prishtinë, është mbajtur sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë.

Gjenerali i ushtrisë italiane,  Enrico Barduani i dorëzoi këtë post gjeneralmajor Ozkan Ulutashit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha.

Në fjalën e saj, e para e shtetit shfaqi edhe një herë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, duke thënë se Kosova gjithnjë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët.

“Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për tu anëtarësuar në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por pasqyrë e asaj se kush jemi”, tha Osmani.

Kurse gjeneralmajori Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit në krye të KFOR-it tha se edne ka shqetësime në aspektin e sigurisë për shkak të “disa çështjeve të pazgjidhura”.

“Ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë si shkak i disa çështjeve të pazgjidhura dhe për këtë arsye, roli i KFOR-it mbetet thelbësor dhe kritik për tu parë si pjesë integrale e angazhimit të mëtejmë të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare”.

Tutje, ai u shpreh se NATO vazhdon ta mbështes dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, teksa potencoi se rruga drejt paqes dhe sigurisë nuk është ushtarake por politike./Lajmi.net/