“Dardanët” rikthehen në aksion – FFK publikon programin për ndeshjet e tetorit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar sot programin zyrtar të Kombëtares A në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit tetor, kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Programi nis më 3 tetor, me shpalljen e listës së futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda. Më pas, më 6 tetor, ai do të…

Sport

03/10/2025 12:00

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar sot programin zyrtar të Kombëtares A në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit tetor, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

Programi nis më 3 tetor, me shpalljen e listës së futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda. Më pas, më 6 tetor, ai do të dalë në një konferencë për media, që do të mbahet në Hotel Emerald në ora 12:00, transmeton lajmi.net.

Po të njëjtën ditë, në ora 17:00, do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, ku do të fillojnë përgatitjet për dy sfidat ndërkombëtare.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me:

  • Slloveninë më 10 tetor në shtëpi

  • Suedinë më 13 tetor në udhëtim

Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për vazhdimësinë e projektit të ri të ndërtuar nën drejtimin e trajnerit Foda, i cili do të kërkojë të testojë formën dhe përkushtimin e futbollistëve në këto sfida./lajmi.net/