Ramadani paralajmëron kolaps shtetëror: Pa zgjidhje të shpejt, po shkojmë në kolaps

Analisti Burim Ramadani, ka ngritur alarmin për një krizë të thellë institucionale dhe financiare në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi po shkon drejt një kolapsi të përgjithshëm, nëse nuk gjendet me urgjencë një zgjidhje politike për bllokadën aktuale. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ramadani përshkruan një situatë shqetësuese, ku institucionet janë gjithnjë…

Lajme

03/10/2025 08:59

Analisti Burim Ramadani, ka ngritur alarmin për një krizë të thellë institucionale dhe financiare në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi po shkon drejt një kolapsi të përgjithshëm, nëse nuk gjendet me urgjencë një zgjidhje politike për bllokadën aktuale.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ramadani përshkruan një situatë shqetësuese, ku institucionet janë gjithnjë e më të paralizuara, ndërsa pasojat – sipas tij – mund të jenë katastrofike për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, transmeton lajmi.net.

“Nëse nuk ka zgjidhje fort të shpejtë për tejkalimin e bllokadës, madje me urgjencë racionale, kolapsi shtetëror rrezikon të ardhmen e popullit të Kosovës,” shkruan Ramadani.

Postimi i plotë:

Pa zgjidhje të shpejt, po shkojmë në kolaps!
Nëse nuk ka zgjidhje fort të shpejtë për tejkalimin e bllokadës, madje me urgjencë racionale, kolapsi shtetëror rrezikon të ardhmen e popullit të Kosovës.
Pasojat janë të mëdha dhe ripërtrirja e Kosovës ka kosto për gjenerata të tëra!
1.
Tashmë sa muaj, Kosova është futur gradualisht në kolaps institucional:
– Agjenci të pavarura pa Borde e pa mandat ligjor;
– Ministri të shumta pa Sekretar të Përgjithshëm, madje ka Ministri që ka ndrruar 16 u.d Sekretar 🫣;
– Mekanizma të shumtë pa aftësi ligjore të vendimmarrjes.
2.
Kolapsi buxhetor mund të mbrrijë në muajin mars 2026 dhe të kulmojë në muajin prill 2026, kur askush nga institucionet publike nuk mund të merr as pagat e muajit mars.
Sipas legjilacionit, në janar dhe shkurt 2026 mund të zbatohet rregulli prej 1/12ta e Buxhetit të vitit 2025, por pas kësaj duhet votim me shumicë në Kuvend.
3.
Kolapsi i sigurisë publike është pasojë në secilin vend ku ka kolaps institucional dhe buxhetor.
Askush nuk mund të vlerësojë se siguria publike mirëmbahet vetvetiu nga qytetarët dhe nuk preket nga rrethanat tjera të kolapsit!/lajmi.net/