Ademi: Superliga do të luajë edhe në mbrëmje, UEFA miraton projektin e reflektorëve
Në mbledhjen e radhës të Komitetit UEFA HatTrick, e mbajtur në Kaunas të Lituanisë, janë miratuar disa projekte të rëndësishme për federatat anëtare, përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se në kuadër të këtij takimi është aprovuar projekti për instalimin e reflektorëve në stadiumet e…

Sport
Në mbledhjen e radhës të Komitetit UEFA HatTrick, e mbajtur në Kaunas të Lituanisë, janë miratuar disa projekte të rëndësishme për federatat anëtare, përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se në kuadër të këtij takimi është aprovuar projekti për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e standardeve të futbollit vendor, transmeton lajmi.net.
“Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës,” ka shkruar Ademi në një postim në rrjete sociale.
Projekti vjen si pjesë e programit UEFA HatTrick, që synon mbështetjen e zhvillimit të futbollit në vendet anëtare të UEFA-s përmes investimeve në infrastrukturë dhe programe zhvillimore.
Kryetari i FFK-së shprehu mirënjohje për mbështetjen që po merr futbolli kosovar në nivel ndërkombëtar:
“Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne. Bashkë për futbollin!”
Ky projekt pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e përvojës së tifozëve dhe klubeve, duke e sjellë futbollin kosovar më afër standardeve evropiane të organizimit të ndeshjeve./lajmi.net/