​Operacioni “Këmbimi”, kapen tre shtetas në Tiranë – i katërti në arrati

Policia e Shtetit ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe kanë vënë në kërkim edhe një shtetas tjetër si të dyshuar për veprën kanosje, me qëllim dhënien e pasurisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan në Tiranë shtetasin J. B., (18) dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj. (20),…

Lajme

02/10/2025 16:42

Policia e Shtetit ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe kanë vënë në kërkim edhe një shtetas tjetër si të dyshuar për veprën kanosje, me qëllim dhënien e pasurisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan në Tiranë shtetasin J. B., (18) dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj. (20), pasi dyshohet se kanë kanosur një 21-vjeçar, për t’iu dhënë 5 mijë euro, me qëllim mospublikimin në rrjete sociale, të një videoje të tij. 18-vjeçari u kap në flagrancë, teksa i merrte 21-vjeçarit, shumën e eurove, ndërsa për kapjen e 20-vjeçarit, policia vijon punën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e eurove dhe tre telefona mobilë, raporton KosovaPress.

Po ashtu, në kuadër të operacionit “Këmbimi” janë arrestuar shtetasit S. H. (30) dhe L. H. (21), pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur në automjet, me pretendimin se kishte vjedhur para në subjektin e tyre.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga dy të arrestuarit, për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.