Vuçiç e Rutte diskutojnë për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar, të enjten, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër çështjet e diskutara ka qenë edhe situata në Kosovë. “Në veçanti kemi shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rrethana…

Lajme

02/10/2025 16:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar, të enjten, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër çështjet e diskutara ka qenë edhe situata në Kosovë.

“Në veçanti kemi shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rrethana të ndërlikuara në të cilat jeton populli serb, sidomos në Kosovë”, ka shkruar Vuçiç në platformën sociale, Facebook.

Duke e prezantuar bisedën si shumë të mirë dhe të hapur, Vuçiç ka njoftuar se me Rutten ka diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme të kontekstit “aktual të sigurisë dhe gjeopolitikës në Evropë dhe rajonet në krizë ku ende vazhdojnë konfliktet”.

Me Rutten në kuadër të samitit të 7-të EPC-së është takuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilin ka diskutuar për përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, kjo bisedë ishte mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim.