I gjetën 1950 euro në sheshin e Rahovecit, dy qytetarët i dorëzojnë ato në polici- i kthehen pronarit

Policia ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në stacionin policor në Rahovec paratë që i kanë gjetur në rrugë. Njëri i ka gjetur 1 mijë euro, e tjetri 950 euro. Të hollat i janë dorëzuar pronarit. “Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të…

Lajme

02/10/2025 16:07

Policia ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në stacionin policor në Rahovec paratë që i kanë gjetur në rrugë.

Njëri i ka gjetur 1 mijë euro, e tjetri 950 euro.

Të hollat i janë dorëzuar pronarit.

“Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec. Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro,ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro. Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human.”