Aksident trafiku në afërsi të Komoranit, përfshihen pesë automjete dhe disa persona kërkuan ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë-Prishtinë në afërsi të Komoranit. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut…

Lajme

02/10/2025 13:56

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë-Prishtinë në afërsi të Komoranit.

Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostradë po merren me procedurat e nevojshme të vendit të ngjarjes dhe identifikimin e shkaktarëve të këtij aksidenti.

Ai ka thënë se sot ka pas raportime edhe për aksidente të tjera, ku njësitet policore kane reaguar me kapacitetet ne dispozicion, ndërsa ka bërë apel tek shoferët për kujdes.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posaçërisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njësitet relevante te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/