Covey tregon si u soll Thaçi kur u pyet nga Bernard Kouchner për “policët ushtarak me uniforma të zeza”

Dëshmitari James Covey po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku po u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve. Covey, gjatë deklarimit të tij ka thënë se gjatë kohës sa ishin prezent në Kosovës, nuk kishin forca policore mjaftueshëm për të kryer patrulla. Po ashtu Covey u pyet nga gjykatësi lidhur edhe me letrën e cila u…

Lajme

02/10/2025 13:34

Dëshmitari James Covey po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku po u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve.

Covey, gjatë deklarimit të tij ka thënë se gjatë kohës sa ishin prezent në Kosovës, nuk kishin forca policore mjaftueshëm për të kryer patrulla.

Po ashtu Covey u pyet nga gjykatësi lidhur edhe me letrën e cila u ishte dërguar komandantëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Gjykatësi: A ju kujtohet se letra ju është dërguar komandantëve të UÇK-së?

Covey: Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë por duket se është një dokument i brendshëm i OSBE-së, nuk e di të jetë dërguar apo shpërndarë UNMIK-ut, nuk e kuptoj referencën në letrën e dërguar.

Gjykatësi: Ju kujtohet se këtë çështje Bernard Kouchner e kishte ngritur me z. Thaçi?

Covey: E kanë ngritur në përgjithësi?

Gjykatësi: Tani do të lexoj atë që z. Kouchner, pretendohet t’i ketë thënë Thaçit?

Vazhdim: Komandanti i KFOR-it, kishte thënë se është i shqetësuar se janë shfaqur elemente të policisë ushtarake me uniforma të zeza…, z.Covey. ne na është thënë në këtë sallë gjyqi se  shenjat PU, iu referohen shenjave ushtarake  dhe pastaj në vijim thotë ai pra z, Kouchner, tha kush janë ata nuk kishin autoritet për të bërë arrestim, kjo që po bënin ishte rrëmbim, kidnapim po humbisni gjithnjë më shumë besimin dhe do të detyrohen të reagojnë ndaj saj, dhe pastaj shënohet se përgjigja e Thaçit ishte e vagullt dhe po iu shmangej pyetjeve?

Gjykatësi: ju kujtohet ky shkëmbim mes z. Kouchner dhe z. Thaçit?

Covey: Nuk më kujtohet plotësisht qartë por konfirmon sipas asaj që mendoj unë përgjigjen e Thaçit lidhur me këtë çështje.

Gjykatësi; Z. Kouchner, a i kërkoi, Z. Çeku të bënte diçka apo të merrte veprime?

Covey: Nuk mendoj se z. Çeku, sepse  në gusht duke vazhduar në shtator nuk kishim ndonjë komunikim më të sepse ai do të bëhej shef i TMK-së, dhe kjo binte nën kompetencat e UNMIK-ut,  por derisa erdhi në atë pozitë bashkëbiseduesit e tij ishin KFOR-i, pra si çështje strukturore se kemi ngritur me z. Çeku.

Gjykatësi: A ju kujtohet nëse Thaçi apo Çeku kanë bërë diçka apo thënë diçka për të ju përgjigjur komenteve të Kouchner?

Covey: Mesa mbaj mend përgjigjet e Thaçit ishin se kërkonte kohë dhe ishin të vagullta jo të drejtpërdrejta kjo na dha ndjenjën se ai kishte pak ndikim por duk donte të hezitonte të pranonte një gjë të tillë pra ndikimin e tij të vagullt. /Lajmi.net/