Covey për Thaçin: Ishte e qartë se në Rambuje ai ishte kërcënuar drejtpërsëdrejti nga komandantët e zonave
Ish-zëvendësshefi i UNMIK-ut Jock Covey, e ka vazhduar dëshminë e tij edhe në ditën e tretë në Hagë, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Covey tani po merret në pyetje nga gjyqtari Christoph Barthe, derisa është duke u përgjigjur mbi deklaratat e tij, shkruan lajmi.net. Covey ka dëshmuar se Hashim Thaçi,…

Lajme
Ish-zëvendësshefi i UNMIK-ut Jock Covey, e ka vazhduar dëshminë e tij edhe në ditën e tretë në Hagë, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
Covey tani po merret në pyetje nga gjyqtari Christoph Barthe, derisa është duke u përgjigjur mbi deklaratat e tij, shkruan lajmi.net.
Covey ka dëshmuar se Hashim Thaçi, kërcënohej në Rambuje nga komandantët e zonave.
Covey: Është e qartë se në Rambuje ai është kërcënuar drejtpërsëdrejti në rast se nuk pajtohej me kërkesat e komandantëve të zonave, por ishte edhe sjellja e tij në përgjithësi e qartë, por ai ishte shumë i kujdesshëm sa i përket marrëdhënieve me udhëheqjen e lëvizjes së UÇK, siç thash më herët në profesionin tonë nuk mund të marrësh asnjëherë qasje të plotë, ne vetëm marrim informacione nga ato se çfarë shohim dhe dëgjojmë dhe i vendosim në përfundim. Unë pash një djalë 30 vjeçar ambicioz, politikan funksionar.
Gjykatësi: Pra ju po thoni se ai nuk ua ka thënë personalisht vetë se kishte frikë nga ndonjë person?
Covey: Jo jo absolutisht nuk e lejon krenaria asnjë person ta thotë një gjë të tillë ne e thamë vet e konstatuam një gjë të tillë.
Gjykatësi: Ju thatë në fund të deklaratës suaj se në bazë të konstatimeve tuaja Thaçi, kishte ambicie dhe objektivin për tu bërë politikan dhe udhëheqës në Kosovë dhe e dinte se duhej të bashkëpunonte me UNMIK-un dhe KFOR-in, për të arritur këtë, nëse përfundimi juaj është i saktë për të bashkëpunuar me UNMIK-un, çka ju shtyn ju të besoni se deklaratat e tij se mos ushtroni dhunë dhe ishte për një shoqëri multietnike, të mendoni se ka dashur të dëgjoj UNMIK-un?
Covey: Fillimisht në ditët e para, të bëhet një deklaratë e tillë ka një rrezik të madh rrezik politik të madh e personal pra këtë e di shumë mirë nga vendet ku kam qenë pas një konflikti, pra të thuhet një deklaratë e tillë në ditët e para të luftës nuk ishte me mend… por është e qartë se ai e tha këtë disa herë në ditët e para dhe dua të them se për ne aso kohe ka qenë befasi dhe ne e mirëpritëm.
Gjykatësi: A takohej Thaçi, me komandantët e zonave, ish-komandantët e UÇK-së, apo persona të dyshuar…?
Covey: Jo asgjë të ngjashme. /Lajmi.net/