43 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

Numër i madh aksidentesh janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në 24 orëshin e fundit kanë qenë 43 aksidente. Nga këto aksidente, njëri ka përfunduar me fatalitet, 23 prej tyre me të lënduar dhe 29 me dëme materiale. Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit,…

Lajme

02/10/2025 09:37

Numër i madh aksidentesh janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në 24 orëshin e fundit kanë qenë 43 aksidente.

Nga këto aksidente, njëri ka përfunduar me fatalitet, 23 prej tyre me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, i cili derisa po merrte trajtim mjekësor në QKUK, mbrëmë rreth orës 22:54 ka ndërruar jetë.

“Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/