805 gra e 10 burra me kancer gjiri në Shqipëri, 224 vdiqën vitin e kaluar

Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje në Shqipëri. Në vitin 2024, u regjistruan 805 raste të reja te gratë me kancer gjiri, por gjithashtu u regjistruan edhe 10 burra. Drejtorja e re e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, e nisi drejtimin e këtij institucioni duke bërë me dije…

Lajme

02/10/2025 09:30

Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje në Shqipëri.

Në vitin 2024, u regjistruan 805 raste të reja te gratë me kancer gjiri, por gjithashtu u regjistruan edhe 10 burra.

Drejtorja e re e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, e nisi drejtimin e këtij institucioni duke bërë me dije situatën në Shqipëri por edhe me një sensibilizim për të gjitha gratë për t’u kontrolluar.

“Ne  jemi një vend me incidencë te ulet në Europë. Por kanceri i gjiri ka shënuar rritje edhe në vendin tonë. Incidenca rritet çdo vit me 2.1%”, deklaroi Dorina Toci, drejtore e ISHP-së.

Gjatë vitit 2024 për shkak të kancerit të gjirit vdiqën 224 gra, për faktin se u diagnostikuan vonë.

“Në nisje të këtij muaji kryeministri Edi Rama apeloi për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje”.

Një mesazh ndërgjegjësimi bëri edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj dhe po kështu  “Diella” – ministrja e shtetit për inteligjencën artificiale  qe ishte  veshur me ngjyre rozë./TCH