Çitaku e bindur: Thaçi, pranverën e vitit të ardhshëm do jetë në Kosovë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur në kthimin e shpejt të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në një aktivitet elektoral të Partisë Demokratike në Drenas, ajo u shpreh se Hashim Thaçi do të jetë në Kosovë, pranverën e vitit 2026. ”Para juve du me fol si shqiptar”. ”Unë jam ma e bindur se kurrë,…

Lajme

01/10/2025 18:27

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur në kthimin e shpejt të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një aktivitet elektoral të Partisë Demokratike në Drenas, ajo u shpreh se Hashim Thaçi do të jetë në Kosovë, pranverën e vitit 2026.

”Para juve du me fol si shqiptar”.

”Unë jam ma e bindur se kurrë, se Hashim Thaçi në pranverën e vitit të ardhshëm do të jetë në Kosovë, e do të ishte kënaqësia më e madhe për mu e për secilin anëtar të PDK-së, që me ia mundësu Hashim Thaçit që me vizitu kryetarin e Drenasit, kryetarin nga PDK, Petrit Hajdarin”, shprehej ajo para simpatizantëve të subjektit ndërsa prezantonte kandidatin e tyre për Drenasin.