Jashari pret në takim lamtumirës Barduanin, e falënderon për bashkëpunimin

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani. Sipas njoftimit në Facebook, gjatë takimit gjeneral Jashari e falënderoi Barduanin për shërbimin e tij si Komandant i KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe duke shprehur mirënjohje për punën e tij. Gjatë bisedës, të dy gjeneralët…

Lajme

01/10/2025 17:49

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë takimit gjeneral Jashari e falënderoi Barduanin për shërbimin e tij si Komandant i KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe duke shprehur mirënjohje për punën e tij.

Gjatë bisedës, të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat dhe aktivitetet e tjera të forcës. Po ashtu, temë e takimit ishte edhe situata e sigurisë në vend dhe rajon.

“Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u pajtuan për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje, gjë që do të ishte në të mirën të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.