Brahimaj: Nuk kam votë për asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, tha se ishte e pritur që Gjykata Kushtetuese ta thotë që Kuvendi nuk është i konstituar përderisa nuk është zgjedhur edhe një nënkryetar nga komuniteti serb. Sipas tij, kuvendi llogaritet i konstituar kur zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. I pyetur se di do të veprojë AAK-së pas këtij vendimi, Brahimaj…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, tha se ishte e pritur që Gjykata Kushtetuese ta thotë që Kuvendi nuk është i konstituar përderisa nuk është zgjedhur edhe një nënkryetar nga komuniteti serb.
Sipas tij, kuvendi llogaritet i konstituar kur zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. I pyetur se di do të veprojë AAK-së pas këtij vendimi, Brahimaj tha se ende nuk kanë një qëndrim partiak por personalisht nuk do të ketë votë për asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
“Rregullorja e Kuvendit e thotë qartë se kuvendi llogaritet i konstituar kur zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët. Me vetë faktin që njëri nga ta nuk është zgjedh është llogaritur që do të jetë një vendim i tillë i gjykatës edhe pse nuk mund të dinë ekzakt përderisa nuk është i publikuar por në pika të trasha dihet që gjykata i ka dhënë të drejtës listës serbe në ankesën e saj. Sigurisht që ka me qenë problem fundja sepse për Listën serbe pothuajse ansjë deputet nuk është i gatshëm me dhanë votën vetëm për një nënkryetar të listës serbe. Ne si parti nuk jemi takuar akoma me marrë një qëndrim të partisë por personalisht nuk mendoj se do ta ketë votën time dikush nga radhët e Listës Serbe”, tha Brahimaj për RTV21.