Zgjedhjet e 12 tetorit, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin: KQZ rol thelbësor në organizimin e qetë të zgjedhjeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se ai së bashku me shefat e misioneve të BE’së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ’së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të…

Lajme

01/10/2025 14:09

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se ai së bashku me shefat e misioneve të BE’së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ’së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme.

‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti sot Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radoniqi, në takimin e të Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut’’, thuhet në njoftim.