Covey nuk ndihet mirë me pyetjet që po i bëhen: Ky është keqkuptim i rolit të diplomatit

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon amerikani, ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey. Ai nga prokurorja është pyetur nëse i njëjti ta ketë parë ndonjëherë dekretin për emërimin e Agim Çekut, e këtë ai e ka mohuar të ketë parë. Në lidhje me këto pyetje që po iu shtroheshin, ai ka thënë se nuk…

Lajme

01/10/2025 11:30

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon amerikani, ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey.

Ai nga prokurorja është pyetur nëse i njëjti ta ketë parë ndonjëherë dekretin për emërimin e Agim Çekut, e këtë ai e ka mohuar të ketë parë.

Në lidhje me këto pyetje që po iu shtroheshin, ai ka thënë se nuk pajtohet me arsyen dhe bazën e mënyrës së shtrimit të pyetjeve, shkruan lajmi.net.

Ai u pyet edhe nëse e dinte kush e ka nxjerr dekretin për emërimin e tij dhe gjithashtu për një deklaratë të Çekut që thoshte se “veprimet e Qeverisë së përkohshme duhet të trajtoheshin si urdhra”.

“Nuk jam në dijeni për një deklaratë këtë, por nuk jam rehat dhe ndihem jo mirë për bazën me të cilën po bëhen pyetjet. Prokurori duket se po përpiqet t’i vërtetoj si fakt gjëra që në një mënyrë mbështesin qëndrimet që unë kam shprehur në një libër. Mendoj se ky është keqkuptim i rolit të diplomatit se si ne arrijmë në vlerësimet që i japim si diplomat, ndoshta këtë mund ta diskutojmë në një ambient tjetër por jo në këto rrethana.  E ruaj shumë besueshmërinë time, është shumë e rëndësishme për mua “, ka thënë Covey. /Lajmi.net/