Ymeri: E marta ishte ditë e zezë për Dimalin, doli edhe shpifës edhe shkelës i Kushtetutës

Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar të martën si një “ditë të zezë” për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Në Debat Plus, Ymeri tha se Basha është përballur me dy goditje në të njëjtën ditë: dënimin nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shpifje dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi…

Lajme

01/10/2025 08:04

Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar të martën si një “ditë të zezë” për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në Debat Plus, Ymeri tha se Basha është përballur me dy goditje në të njëjtën ditë: dënimin nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shpifje dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, ndonëse Basha e kishte shpallur si të tillë.

“Unë mendoj që kjo është një ditë e zezë për Dimal Bashën. Është dënuar nga gjykata për shpifje dhe sot GJK ka thënë se Basha ka bërë shkelje kur e ka shpall të konsistuar Kuvendin. Që po del që nuk është i konstituuar sipas rregullores edhe parimeve kushtetuese”, tha ai.

“Nga pozita e kryetarit të Kuvendit e ka bërë këtë shkelje. Që nuk mendoj që është e vogël, se është ndërhyrja apo interpretim arbitrar i kushtetutës…”, tha Ymeri për Bashën.