Luiz Ejlli paralajmëron bashkëpunim muzikor me Ilir Rubovcin dhe Flamur Plakiqin
Luiz Ejlli ka njoftuar për një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarët Ilir Rubovci dhe Flamur Plakiqi. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku artistët kanë ndarë pamje promocionale të shoqëruara me mbishkrimin “Qëndroni gati”, transmeton lajmi.net. Ky bashkëpunim i ri pritet të sjellë një frymë të re në skenën muzikore…

ShowBiz
Luiz Ejlli ka njoftuar për një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarët Ilir Rubovci dhe Flamur Plakiqi.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku artistët kanë ndarë pamje promocionale të shoqëruara me mbishkrimin “Qëndroni gati”, transmeton lajmi.net.
Ky bashkëpunim i ri pritet të sjellë një frymë të re në skenën muzikore shqiptare, duke kombinuar stilin karakteristik të Luizit me vokalin e veçantë të Flamurit dhe Ilirit.
Kënga do të publikohet më 3 tetor, ndërsa fansat janë tashmë në pritje të këtij dueti./lajmi.net/