Albert Krasniqi: 168 ditë, 59 seanca dhe ende pa Kuvend të konstituuar
Aktivisti i shoqërisë civile, Albert Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën. Në një postim publik, Krasniqi theksoi se kriza institucionale është thelluar si pasojë e shkeljeve të qëllimshme kushtetuese. “168 ditë, 59 seanca për të realizuar 4 pika ceremoniale të…

Lajme
Aktivisti i shoqërisë civile, Albert Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën. Në një postim publik, Krasniqi theksoi se kriza institucionale është thelluar si pasojë e shkeljeve të qëllimshme kushtetuese.
“168 ditë, 59 seanca për të realizuar 4 pika ceremoniale të rendit të ditës – dhe ende Kuvendi nuk është konstituuar. Shkeljet e qëllimshme kushtetuese kanë sjellë krizën më të madhe institucionale, në kohën kur vendit i duhen më së shumti institucione funksionale,” shkroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se mjafton të lexohet transkripti i seancave për të kuptuar nivelin e papërgjegjësisë institucionale.
“Mjafton të shikoni transkriptin e Kuvendit për të kuptuar turpin që na ka mbuluar,” përfundon reagimi i tij.
Reagimi i Krasniqit vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të martën konstatoi se Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me nenet 66 dhe 67 të Kushtetutës, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Gjykata urdhëroi që procesi të përfundojë brenda 12 ditësh./lajmi.net/