Gjendet një veturë e vjedhur në Vlashnje të Prizrenit – Ajo i kthehet pronarit, i dyshuari arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 28 shtator të këtij viti, është raportuar një rast i vjedhjes së automjetit në Vlashnje të Prizrenit. Sipas Policisë, automjeti i tipit VW Fugon, ishte parkuar në hapësirën e kompanisë së viktimës, ndërsa më 26 shtator të këtij viti, ka vërejtur se ai nuk gjendet në vendin ku…

Lajme

30/09/2025 16:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 28 shtator të këtij viti, është raportuar një rast i vjedhjes së automjetit në Vlashnje të Prizrenit.

Sipas Policisë, automjeti i tipit VW Fugon, ishte parkuar në hapësirën e kompanisë së viktimës, ndërsa më 26 shtator të këtij viti, ka vërejtur se ai nuk gjendet në vendin ku ishte parkuar, me ç’rast, forenzika dhe Prokurori i Shtetit kanë dal në vendngjarje, dhe e kanë iniciuar rastin si “vjedhje”.

“Sektori i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore, duke mbledhur dëshmi relevante dhe duke punuar në identifikimin e të dyshuarit. Si rezultat i hetimeve, është konstatuar se i dyshuari është personi i njëjtë që ishte arrestuar më datë 26.09.2025 për disa raste të vjedhjes së motoçikletave. Me datë 29.09.2025, i dyshuari është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur në qytetin e Prizrenit dhe i është kthyer pronarit. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, do të procedojë me kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale të vjedhjes”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/