1 milion shishe Ujë Rugove me mesazhin ‘Zbulimi i hershëm shpëton jetë”

Korporata Rugove, në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit përmes lansimit të 1 milion shisheve uji me tiketa informative. Kjo nismë synon të rrisë vetëdijen për një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë dhe të inkurajojë kontrolla të rregullta shëndetësore. Në Kosovë, kanceri i…

Lajme

30/09/2025 16:08

Korporata Rugove, në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit përmes lansimit të 1 milion shisheve uji me tiketa informative.

Kjo nismë synon të rrisë vetëdijen për një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë dhe të inkurajojë kontrolla të rregullta shëndetësore.

Në Kosovë, kanceri i gjirit vazhdon të jetë një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë, ndërsa diagnostikimi dhe ndërgjegjësimi i hershëm luajnë rol vendimtar në parandalimin dhe trajtimin e tij efektiv.

Fushata do të përfshijë edhe aktivitete edukative dhe informuese në komunitet, duke synuar të krijojë një rrjet më të gjerë të mbështetjes për gratë dhe familjet e tyre.

Prej vitesh, Ujë Rugove ka qenë aktiv në iniciativat e përgjegjësisë shoqërore, dhe kjo nismë tregon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të mbështetur shëndetin publik dhe edukimin.

Për më shumë informacion rreth iniciativës dhe aktiviteteve të tjera të ndërgjegjësimit, ndiqni Ujë Rugova në rrjetet sociale.