FFK nis podcastin zyrtar: Formati i ri për diskutime rreth futbollit në Kosovë
Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar një format të ri komunikimi me publikun – FFK Podcast, i cili do të transmetohet çdo të mërkurë nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të FFK-së në YouTube dhe në rrjetet sociale. Ky podcast do të fokusohet në tema që lidhen me futbollin kosovar, duke trajtuar zhvillimin, sfidat…

Sport
Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar një format të ri komunikimi me publikun – FFK Podcast, i cili do të transmetohet çdo të mërkurë nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të FFK-së në YouTube dhe në rrjetet sociale.
Ky podcast do të fokusohet në tema që lidhen me futbollin kosovar, duke trajtuar zhvillimin, sfidat dhe vizionin për të ardhmen e sportit më të ndjekur në vend, transmeton lajmi.net.
Emisioni i parë sjell si mysafir presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ndan rrëfime ekskluzive për rrugëtimin e futbollit në Kosovë dhe planet për zhvillim të mëtejmë.
Me moton “Aty ku flitet për futbollin”, FFK Podcast synon të krijojë një hapësirë të hapur diskutimi për lojtarë, trajnerë, zyrtarë e dashamirë të futbollit./lajmi.net/