Një grua gjeti kuletë me qindra euro, dollarë e franga – E dorëzoi në Polici dhe iu kthye pronarit
Me datë 24.09.2025, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatё (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane Policia ka identifikuar dhe…

Lajme
Me datë 24.09.2025, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё.
Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatё (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane
Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.
Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.