Policia gjen dhe sekuestrohen veturën në vlerë 160 mijë euro në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e një veturë në Suharekë. Sektori Rajonal i Policisë në Prizren njoftoi se është gjetur dhe sekuestruar një veturë e tipit “Mercedes G63”, e vitit 2022. “Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur…

Lajme

30/09/2025 15:30

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e një veturë në Suharekë.

Sektori Rajonal i Policisë në Prizren njoftoi se është gjetur dhe sekuestruar një veturë e tipit “Mercedes G63”, e vitit 2022.

“Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet. Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës”,thuhet në njoftim.

Vlera e kësaj makine thuhet se është 160 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë./Lajmi.net/