KEK-u “çerdhe e punësimit” për njerëzit e VV-së: Bekir Gerguri, ish-kryeshefi i kësaj ndërmarrje, punëson dy djemtë e tij

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po “gogësin” nga militantët  e Vetëvendosjes. Së fundmi ish-U.D i kryeshefit të kësaj ndërmarrje dhe aktualisht këshilltar i kryeshefit, Bekir Gërguri ua ka hapë dyert e punës dy djemve të tij. Ata u punësuan në KEK, në ndërmarrjen ku muaj më parë e udhëhiqte babai i tyre. Lajmin e ka…

Lajme

30/09/2025 15:05

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po “gogësin” nga militantët  e Vetëvendosjes.

Së fundmi ish-U.D i kryeshefit të kësaj ndërmarrje dhe aktualisht këshilltar i kryeshefit, Bekir Gërguri ua ka hapë dyert e punës dy djemve të tij.

Ata u punësuan në KEK, në ndërmarrjen ku muaj më parë e udhëhiqte babai i tyre.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Bekir Gërguri .

“Jo veç djemtë e mi, por secili kur është konkursi i hapur kanë të drejta të barabarta, të gjithë uniform para konkursit. Nuk muj me ia mohu të drejtën as njërit, as tjetrit e kanë fatin e vet, janë madhor prandaj e kane të ardhmen perspektive”, tha Gërguri për Periskopin.

Njëri djalë i Bekir Gërgurit u punësua në pozitën e teknikut të makinerisë, ndërsa tjetri teknik i kimisë.

Por, kjo situatë shkon edhe më larg, pasi kryetar i komisionit për teknik të kimisë, ku u pranua njëri prej djemve të tij është Ramadan Sokoli, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Bylbyl Sokolit.

Në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar KEK-un, por këta të fundit nuk janë përgjigjur pyetjeve në email.

Kujtojmë se Bekir Gërguri po merr pjesë edhe në fushatën kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza.