Reshitaj: Qeveria Kurti paraqet kërcënim serioz për raportet me ShBA-të, kjo nënkupton rrezik madhor për sigurinë
Deputeti shqiptar i kantonit të Bernit, Korab Reshitaj ka bërë me dije se Qeveria Kurti është kërcënim serioz për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Reshitaj tha se kjo nënkupton rrezik madhor për sigurinë. Reshitaj shkroi gjithashtu se me këtë qeveri veç do të thellohet kriza, transmeton lajmi.net.…

Lajme
Deputeti shqiptar i kantonit të Bernit, Korab Reshitaj ka bërë me dije se Qeveria Kurti është kërcënim serioz për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Reshitaj tha se kjo nënkupton rrezik madhor për sigurinë.
Reshitaj shkroi gjithashtu se me këtë qeveri veç do të thellohet kriza, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Qysh prej ditës së parë dhe prej deklaratës sime të parë politike në Kosovë, kam thënë se qeveria e LVV-së paraqet një kërcënim serioz për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, dhe se kjo nënkupton një rrezik madhor për sigurinë. Natyrisht, rreziku më i madh mbetet në çdo rast edhe politikat ekonomike krejtësisht katastrofale.
Si pasojë, me një qeveri të LVV-së krizat vetëm sa do të thellohen dhe bllokada aktuale është veçse pararendje. Me sinqeritetin më të madh, bëj thirrje që forcat opozitare të krijojnë një marrëveshje dhe një vijë të qartë për 10 vitet e ardhshme, me një program të liberalizmit ekonomik, me forcimin e të drejtave themelore siç është prona private, dhe me uljen e inflacionit legjislativ, në mënyrë që të krijohet një kornizë e favorshme për ekonominë dhe sundimin e ligjit./Lajmi.net/