Covey emocionohet nga një video që dëgjohet në Speciale: Ngjarja përshkruhet njësoj, përpos lotëve

Dëshmitari Jock Covey deklaroi të martën në Hagë se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i njohur si UNMIK, nuk e ka trajtuar Hashim Thaçin si komandant. Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq lexoi një dokument “Raporti i krizës në Ballkan” i cili mbante datën e 20 shtatorit të vitit 1999.…

Lajme

30/09/2025 12:56

Dëshmitari Jock Covey deklaroi të martën në Hagë se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i njohur si UNMIK, nuk e ka trajtuar Hashim Thaçin si komandant.

Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq lexoi një dokument “Raporti i krizës në Ballkan” i cili mbante datën e 20 shtatorit të vitit 1999.

Në këtë dokument thuhej se lidhershipi i UÇK-së ishte shpërndarë në disa parti.

“Lidershipi i UÇK-së është shpërbërë në disa parti, partia PBD që drejtohej nga Bardhyl Mahmuti dhe e cila binte më shumë në sy që ia ka dalë të tërheq mbështetjen e shumë përfaqësuesve dhe komandantëve të respektuar në terren të UÇK-së. Hashim Thaçi kryeministër i përkohshëm i Kosovës, e cila nuk njihej nga UNMIK, njoftoi se edhe ai do të formonte partinë e tij politike pa dhënë hollësi. Ai vizitoi fshatin e Prekazit ku u takua me Rifat Jasharin, që është i vetmi vëlla i mbijetuar i familjes së Adem Jasharit. Mbështetja e familjes së Jasharëve do të ishte avantazh në zgjedhje. Ai u takua edhe me komandantin e Drenicës së UÇK-së, por kishte ndasi midis Thaçit dhe Mahmutit i cili ka mbështetës të tij brenda segmentit të UÇK-së. Megjithatë këto janë lojtarë politik të rinj dhe nuk është e qartë çfarë agjende politike do të jenë ato”,tha avokati Luka Misetiq.

Ai pyeti dëshmitarin amerikan, Jock Covey, nëse ishte në dijeni gjatë asaj kohe se UÇK-ja ishte shpërbërë në disa fraksione.

“Kishim informacione që nuk kishte konsensus të qartë ndërmjet individëve të lartë të UÇK-së, kishte një lloj përçarje por nuk e dinim deri në çfarë mase ishte kjo përçarje. Ishim të informuar që nuk kishte konsensus ndërmjet udhëheqësve të lartë të UÇK-së”, tha Covey.

Pas kësaj Covey vazhdoi deklarimin e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara në Speciale.

“A ishit në dijeni deri në vjeshtë të ’99 nëse z.Rugova shihte veten si president i Kosovës?”,pyeti Misetiq, transmeton lajmi.net.

“Jo, në një kuptimplotë nuk më kujtohet saktësisht. Jo”,deklaroi Covey.

“Duket të jetë takimi i parë i KTK-së. Mendoj se ky është Sergio Dimelio, Kuschner, gjenerali Jackson..z.Trajkoviq, z.Thaçi dhe ky jam unë”.

-Këtu në ekran ka një.. kam zhvilluar bisedime me Thaçin, Rugovën dhe Qosjen në lidhje me përfshirjen e njerëzve dhe më të pranueshëm për popullësinë.

“Unë isha i pranishëm dhe e pranova atë. E njoh këtë dokument. Është marrëveshja për t’u bashkuar së bashku në strukturë administrative të përbashkët. Më zgjon emocion sepse ka qenë një zhvillim tejet i rëndësishëm, masiv. Po bëhem si nxënës shkolle por keni parasysh se pasbërja, pas ruajtja është që të përmbysësh, për neve pasbërja është politika e pasbërjes. Lufta në mënyra të tjera sepse fillimisht kur konflikti përfundon formalisht, zyrtarisht asgjë nuk është zgjidhur, cilado qoftë arsyeja që i çoj palët në konflikt ato interesa janë të paarritura në përgjithësi. E vetmja për të shkuar përpara është që palët në konflitk të bëjnë një rivlerësim të atyre që kanë menduar se ishin interesat e tyre”,tha ai.

“Do doja të shfaqni videon 930… “Rambujeja kthehet prapë, duhet të nënshkruajmë. Jemi këtu si dëshmitarë. Është historike, urime , ju lumtë”- dëgjohej video.

Covey u pyet a e njohu këtë ngjarje.

“Po, ishte nënshkrimi i SPAP-së“,tha Covey.

Avokati Misetiq e pyeti nëse ngjarja përshkruhet njësoj, ai tha po “duke përjashtuar këtu lotët”.

Covey u emocionua në këtë rast dhe u pa se po i dilnin lotët nga sytë./Lajmi.net/