Covey: Kombet e Bashkuara vendosën se UNMIK-u do të ishte administratori i vendit
Dëshmitari amerikan Jock Covey i cili filloi sot dëshminë e tij në Hagë, ka treguar se Kombet e Bashkuara kishin vendosur se UNMIK-u, do të ishte administratori i vendit. Covey i është treguar një dokument i shkruar nga Bernard Kouchner, pra raporti i OSBE, i cili ka të bëjë me të drejtat e njeriut ku…

Lajme
Dëshmitari amerikan Jock Covey i cili filloi sot dëshminë e tij në Hagë, ka treguar se Kombet e Bashkuara kishin vendosur se UNMIK-u, do të ishte administratori i vendit.
Covey i është treguar një dokument i shkruar nga Bernard Kouchner, pra raporti i OSBE, i cili ka të bëjë me të drejtat e njeriut ku thuhej se “jemi të shqetësuar thellë me situatën e pakicave në Kosovë…”, lidhur me këtë avokati Mishetiq i bëri pyetje si më poshtë Covey:
Avokati: Kjo çfarë ka shkruar Kouchner më 1999 a lidhet me situatën në Kosovë a përkon me atë se çfarë ju kujohet juve?
Covey: Po.
Avokati: Prezupozimi se krimet që po ndodhnin në atë kohë nuk ishin më çështje politike të përgjithshme por çështje individuale a është kjo në përputhje me atë se çfarë ka thënë z. Kouchner dhe a është kjo politika e përgjithshme e UNMIK-ut.
Covey: Padiskutim sa i takon UNMIK-ut, po rrjedhimisht kishte konsensus të figurave të tjera lidhura me JYS-në dhe JYS është struktura e administrata e përkohshme.
Tutje Mishteiq ka vazhduar me pyetjet për Covey, si më poshtë:
Avokati: Në këshillin trazitor kanë dënuar abuzimet dhe kanë shprehur dhe shqetësimet e tyre lidhur me aktet e intorelancës a e dini nëse Thaçi është një prej tyre që ka dënuar akte të tilla?
Covey: Është e rëndësishme një saqrim këtu një gjë që në takimin e parë tranzitor të Kosovës që duhet të ketë ndodhur nga mesi i korriku nga 16 pasi ne mbërritëm Kosovë, ka pasur qëndrime të tilla të shprehura ndërkohë që takimi i dytë është caktuar pas vrasjeve në Grackë ju kërkoj ndjesë se spo më kujtohen datat. Atë kohë Kouchner shpresonte të merrte një deklaratë nga këshilli si grup që dënonte vrasjet që shprehte nevojën për mos ekzistencën e dhunës dhe mbaj mend që ishte e pamundur që të sigurohej një deklaratë e tillë dhe di se asnjë anëtarë që ishte i pranishëm në takimin e dytë nuk do të të nënshkruante një deklaratë të tillë.
Po ashtu Covey ka thënë se njëri nga personat të cilët nuk u pajtuan për një deklaratë të tillë ishte edhe Veton Surroi.
Covey: Unë e di se personi që nuk mori pjesë në një deklaratë të tillë apo nuk u pajtua të jap një deklaratë të tillë ishte edhe Veton Surroi i cili ishte një avokatë i të drejtave të njeriut por përfshinte edhe z. Thaçin por ne mbetëm të befasuar dhe kjo zgjati për ca kohë në veçanti kur mësuam se ai kishte bërë deklarata të mëhershme rreh këshillit tranzitor pasi ky këshill nuk ishte gjithmonë në një vijë…”. /Lajmi.net/