Pamje- Shpërthimi në Lushnjë, tritoli iu vendos ish të dashurës së Laert Haxhisë

Një shpërthim me tritol është raportuar gjatë natës në qytetin e Lushnjës, konkretisht në rrugën “Gafurr Muço”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesën ku lënda plasëse ishte vendosur. Sipas JOQ, tritoli i është…

Lajme

30/09/2025 09:45

Një shpërthim me tritol është raportuar gjatë natës në qytetin e Lushnjës, konkretisht në rrugën “Gafurr Muço”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesën ku lënda plasëse ishte vendosur.

Sipas JOQ, tritoli i është vendosur banesës ku jeton Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjatës. Kjo e fundit është e njohur për lidhjen e saj të mëparshme me Laert Haxhiun. Ky i fundit është një emër që autoritetet e njohin mirë, duke pasur parasysh se ai është përfshirë në raste të mëparshme kriminale dhe ka pasur konflikte të shoqëruara me dhunë.

Autoret ende nuk janë identifikuar.

Ngjarja mund të ketë lidhje me ndonjë hakmarrje personale ose përplasje të mëparshme, por ende nuk ka asnjë informacion të qartë mbi motivin. Policia ka nisur hetime të thelluara për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

YouTube player