Përleshje në Ferizaj, njëri nga ta nxjerr armën – Policia arreston tre persona

Një përleshje fizike mes disa personave ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit, mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar lehtë tre persona dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal që ka përfunduar në sulm fizik ndaj tre viktimave, të gjithë meshkuj…

Lajme

30/09/2025 09:25

Një përleshje fizike mes disa personave ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit, mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar lehtë tre persona dhe janë arrestuar tre të dyshuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal që ka përfunduar në sulm fizik ndaj tre viktimave, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Kosovës, raporton lajmi.net

Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka ekspozuar një armë zjarri – pistoletë – duke e drejtuar në drejtim të viktimave, çka ka rritur rrezikshmërinë e situatës.

Viktimat janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur në incident – një pistoletë me një karikator që përmbante katër fishekë, si dhe një leje për poligon që i përkiste njërit nga të dyshuarit./Lajmi.net/